15 Janar 2025

Gjykata Speciale i siguron votat

Prishtinë, 6 maj - Partnerët e koalicionit qeverisës kanë arritur t’i bindin shumicën e deputetëve për ta votuar Gjykatën Speciale në fund të këtij muaji, përfshirë këtu edhe disa ligjvënës që fillimisht ishin deklaruar kundër kësaj të fundit.

Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se nuk janë më shumë se 3-4 deputetë të partisë së zëvendëskryeministrit Thaçi (PDK-së) që s’po i binden kërkesës për ta votuar Specialen, përderisa të tjerët tashmë e kanë deklaruar votën e tyre pro.

Një zyrtar i lartë i PDK-së i ka deklaruar gazetës “Zëri” se tashmë nuk ka asnjë rrezik që të dështojë votimi i Gjykatës në Kuvend.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, tha ai, janë të vetëdijshëm se ky është një obligim ndërkombëtar që duhet përmbushur, prandaj, sipas tij, në këtë drejtim nuk ka dilema.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)