15 Janar 2025

Gjykata Speciale, gjykatë për drejtësinë e mohuar

Prishtinë, 15 shkurt - Me formimin e Gjykatës Speciale pritet t’iu hiqet pluhuri dosjeve të shumë vrasjeve që ndodhën menjëherë pas luftës, të cilat drejtësia kosovare kurrë nuk i ndriçoi.

Gjykata Speciale mund t’i trajtojë edhe ato, ndonëse sebep për krijimin e saj është bërë raporti i senatorit Dick Marty, në të cilin janë listuar një mori krimesh që pretendohet t’i ketë kryer Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Brishtësia e drejtësisë kosovare ka qenë shkak i krijimit të Gjykatës më të re me seli formale në Prishtinë, e që faktikisht do të funksionojë në Hagë të Holandës.

Katër vjet më parë, tek fliste për pretendimet e tij që e implikonin UÇK-në në krime, senatori Marty kishte shprehur një brengë: si të mbroheshin dëshmitarët. Besim nuk kishte as në dy misione ndërkombëtare të vendosura prej pasluftës në Kosovë.

Ky raportues i Këshillit të Evropës, atëkohë kishte deklaruar se nuk do të jepte kurrfarë informatash të ndjeshme, siç janë identiteti i dëshmitarëve dhe deklaratat e tyre, derisa nuk do të kishte “garanci absolute” se informatat do të mbeteshin sekrete.

Marty, autor i raportit që flet edhe për trafikim organesh njerëzore në Kosovë, pati konstatuar paaftësinë e dy misioneve ndërkombëtare në Kosovë, UNMIK-u dhe EULEX-i, për t’i zhvilluar instrumentet për zbatimin e hetimeve të ndjeshme, siç janë mbrojtja e dëshmitarëve, apo pengimi i rrjedhjes së informatave.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)