Gjykata Speciale e varura nga e ardhmja e PDK
Prishtinë, 2 gusht - Themelimi i Gjykatës Speciale nuk varet i gjithi nga konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i Qeverisë së re. E ardhmja e kësaj gjykate do të varet edhe nga forca numerike e partive politike që do ta qeverisin vendin në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Kjo për faktin se atyre do tu bie barra që ta hartojnë pakon e ndryshimeve të domosdoshme ligjore dhe kushtetuese për ta vënë në funksion Gjykatën Speciale.
Mbështetja e shumicës parlamentare në legjislaturën e kaluar për themelimin e një trupe gjyqësore që është jashtë sistemit unik të drejtësisë në Kosovë, nuk paraqet asnjë garanci se e njëjta gjykatë mund ta marrë edhe mbështetjen e deputetëve të legjislaturës së pestë.
Këtë bindje e ka njëri nga zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, i cili në pranverë jo edhe aq vullnetshëm ka votuar pro krijimit të gjykatës.
Si parti në pushtet, neve na pat rënë barra që ti japim mbështetje një procesi aspak popullor, por, nëse eventualisht ndodh që PDK-ja të mbetet në opozitë, asnjë nga deputetët tanë nuk do të ndien më përgjegjësi për ti votuar ndryshimet kushtetuese dhe ligjore që kanë mbetur për tu miratuar në legjislaturën ende të pakonstituuar, ka thënë ky zyrtar, pa dashur të flasë me emër.
/Tribuna/