15 Janar 2025

Gjykata Speciale e Kosovës, arrestimet e para në maj

Prishtinë, 17 mars - Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se ka pranuar kërkesën e Kryesisë së Kuvendit me amendamentet e propozuara dhe kjo kërkesë tashmë është duke u proceduar.

Ekipet përgatitore për formimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë kanë finalizuar detajet dhe të gjitha dosjet e para, të cilat do t’u vihen në dispozicion prokurorëve të dhomave të specializuara për ngritjen e aktakuzave të para.

“Top Channel” ka mësuar nga burime ndërkombëtare në Prishtinë se në muajin maj priten arrestimet e para të zyrtarëve të lartë në institucionet e Kosovës, të cilët gjatë luftës kanë qenë në hierarkinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe anëtarë të partive që u formuan pas luftës nga fraksionet e UÇK.

Mësohet se shumica e dosjeve për të akuzuarit tanimë janë gati, por numri i të akuzuarve ende nuk dihet, ndërsa për të gjykuar pretendimet për krime lufte do të jenë në dispozicion pesë panele gjyqtarësh në të njëjtën kohë.

E ndërkohë që ekipet përgatitore ndërkombëtare po bëjnë përgatitjet rreth funksionimit të gjykatës, në Prishtinë institucionet janë në fazën e ndryshimeve kushtetuese për t’i krijuar bazën ligjore themelimit të saj.

Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar përmes një përgjigjeje zyrtare për “Top Channel” se ka pranuar kërkesën e Kryesisë së Kuvendit me amendamentet e propozuara dhe kjo kërkesë tashmë është duke u proceduar.

Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur se, në përputhje me procedurat ligjore brenda afatit do të vendosë për kushtetutshmërinë e amendamenteve të propozuara nga qeveria. Institucioni më i lartë i drejtësisë kosovare nuk ka dhënë përgjigje rreth përjashtimit të gjykatës kosovare në rastet e ankimuara nga Gjykata Speciale.

Ndërsa në Kushtetuese po shqyrtohen amendamentet e reja, në Kuvend kanë nisur përgatitjet për marrëveshjen ndërkombëtare që duhet të arrihet mes Kosovës dhe Holandës për vendosjen e Gjykatës Speciale të Kosovës në territorin holandez.

Edhe ndryshimet kushtetuese, por edhe marrëveshja ndërkombëtare duhet të miratohen nga dy të tretat e deputetëve. Në rast se Kosova dështon të miratojë këto ndryshime për t’i hapur rrugë gjykatës, ndërkombëtarët kanë paralajmëruar se ajo do të formohet me vendim të posaçëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)