Gjykata sot shpallë aktgjykimin për rastin Kleçka
Tomë Gashi beson se Fatmir Limaj dhe nëntë ish-bashkëluftëtarët e tij do të lirohen të pafajshëm.
Unë si avokat i Limajt jam i bindur se nëse trupi gjykues e bazon vendimin përfundimtar në bazë të ligjit, drejtësisë dhe provave, mund dhe duhet të kemi vetëm aktgjykim lirues, ka thënë Tomë Gashi për Epokën e re, i cili është një nga avokatët e Fatmir Limajt.
Limaj në fjalën e tij përfundimtare pati kërkuar nga kryetari i trupit gjykues, që politika të jetë sa më larg vendimit përfundimtar të këtij procesi gjyqësor.
Përveç Limajt, në rastin Kleçka janë të përfshirë edhe Arben, Naser e Nexhmi Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Naser, Sabit e Shaban Shala si dhe Besim Shurdhaj. Vitin e kaluar Gjykata e Qarkut në Prishtinë, tani Themelore, kishte shpallur të pafajshëm të gjithë të akuzuarit për rastin Kleçka.
Mirëpo, në po të njëjtin vit Gjykata Supreme kishte marrë vendim ta kthejë komplet në rigjykim rastin Kleçka.