09 Maj 2024

Gjykata shpall të pafajshëm të akuzuarit në rastin Higjiena në Gjilan

Gjilan, 7 janar - Ish - drejtori i përgjithshëm i KRM “Higjiena” Xhavit Latifaj dhe drejtori financiar Selver Morina, janë shpallur të pafajshëm nga trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut në Gjilan, të premten pasdite.

Për të akuzuarin e tretë, Baki Zymberi, ish zyrtar në Zyrën për Prokurim në “Higjiena” nuk mund të kishte vendim pasi ka kohë që ka ndërruar jetë. Vendimin e mori trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut të Gjilanit, pasi ekspertiza e bërë nga eksperti gjyqësor nga Prishtina, Riza Blakaj, ka dëshmuar se në akuzat e ngritura për shpërdorim të detyrës zyrtare, si të një tenderi dhe të një fature për blerje, në këto dhe dyshime të tjera, nuk kishte asnjë provë se dikush nga të akuzuarit në çfarëdo mënyre kanë mundur të përfitojnë materialisht.

Vlen të theksohet se eksperti Blakaj ka mundur ta bëjë ekspertizën e plotë, vetëm kur pala mbrojtëse në seancën e mbajtur në fund të dhjetorit të shkuar, këmbënguli që të bëhej ekspertiza shtesë e dokumentacionit, dhe gjykata e urdhëroi ekspertin gjyqësor, që të bënte verifikimin e dokumentacionit në përputhje me procesverbalin e komisionit tenderues.

Ndërsa, pala mbrojtëse kishte kërkuar edhe ekspertizën në lidhje me faturën prej 2.610 eurove, në përputhje me të cilën ekzistonte malli në ndërmarrje.

Eksperti Blakaj ka pohuar para trupit gjykues se ndoshta nuk do të mund ta bënte të plotë ekspertizën, pasi kjo mund të mos i lejohej nga ndërmarrja.

Menjëherë pas konfirmimit të aktakuzës, drejtuesit e përkohshëm të ndërmarrjes nuk e kishin lejuar atë të hynte fare në ndërmarrje, ndërsa organet përkatëse nuk e kishin shoqëruar për ta kryer ekspertizën.

Përfundimi i ekspertizës u bë i mundur vetëm me urdhëresë të gjykatës. Ekspertiza e plotë hoqi përfundimisht të gjitha dyshimet për çfarëdo përpjekje për keqpërdorim apo abuzim me detyrën.

Po ashtu përkujtojmë mediet, se njëra nga gazetat, e përditshmja “Ekspress”, kishte shkruar: sapo u “krye puçi ndaj Xhavit Latifajt”.

Procesi kishte filluar në fund të nëntorit të vitit 2008.

Familjarët e pranishëm në seancën e sotme pasdite në Gjykatëne  Qarkut, ajo Latifaj nga Gjilani, Morina (me origjinë nga Topanica e Kamenicës) dhe Zymberi nga Dobërçani i Gjilanit, nuk kanë mundur të fshehin dhembjen, por as lotët.


“Vërtetë ky proces na ka shkaktuar shumë vuajtje. Vuajtjet ishin edhe më të mëdha, pasi e kemi ditur që nga fillimi se akuzat ishin të padrejta, të pabazuara dhe joprofesionale, siç dëshmoi qartë dhe bindshëm ekspertiza dhe vendimi i trupit gjykues”, thonë thuaja me një gojë të gjithë familjarët. “Më në fund pak drejtësi, pas një padrejtësie të madhe”, thonë me një gojë familjarët Latifaj dhe Morina nga Gjilani. 

 / BS/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)