Gjykata shpall sot aktgjykimin e katër deputetët të Vetëvendosjes
Prishtinë, 3 janar - Pas ngritjes së aktakuzës për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës, katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje sot do të shpallet aktgjykimi i tyre.
Gjykata Themelore e Prishtinës do të shpallë aktgjykimin ndaj Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Faton Topallit dhe Donika Kadaj-Bujupit.
Të katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje akuzohen për hedhje të gazit në seancën e Kuvendit të Kosovës me qëllim të pengimit të ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe.