24 Dhjetor 2024

Gjykata liron tre të akuzuar për krime lufte

Prishtinë, 22 korrik - Përmes një komunikate për media, misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, ka bërë të ditur se një trup gjykues i përbërë nga gjykatës kosovar dhe të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, i ka lënë të lirë Sllobodan Martinoviqin, Sretko Martinoviqin dhe Svetlana Stojanoviqin për mungesë të provave të mjaftueshme.

Në komunikatë të EULEX-it, thuhet se ata ishin akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile.

Prokuroria u përfaqësua nga një prokuror kosovar i Prokurorisë Speciale të Kosovës.
 
Afati për ankesë është 15 ditë, thuhet në fund të komunikates se EUELX-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)