16 Janar 2025

Gjykata liron ish-kryetarin e Kamenicës, Shaip Surdulli

Gjilan, 23 nëntor - Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka shpallur Aktgjykim Lirues ndaj ish - kryetarit të Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli.

Personi në fjalë ishte akuzuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, ngase me datë 19.02.2013, sipas saj, me dashje nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, ose shkaktimit të dëmit të personit tjetër, ashtu që i dyshuari ka lidhur kontratë me nr. 02-1305, me IPKO Telecomunications LLC, me seli në Prishtinë për shërbimet e telefonisë mobile, me çmim prej 1.665 Euro për muaj dhe gjatë vitit kalendarik 19.980 Euro, duke i anashkaluar të gjitha procedurat e prokurimit.

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, nuk ka arritur të vërtetoj se i akuzuari ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Palët  gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)