Gjykata lëshoi sot urdhërarrest për Xhabir Zharkun
Prishtinë, 14 dhjetor - Gjykata Komunale në Kaçanik ka lëshuar sot urdhërarrest për ish kryetarin e kësaj komune Xhabir Zharku.
Lajmi është konfirmuar nga zëvendëkomandanti rajonal i policisë në Kaçanik, Basri Shabani, i cili u shpreh për Radio Kosovës se pas marrjes së urdhërarestit policia po bën kërkimet në terren për ta arrestuar Zharkun.
Në maj të këtij viti Gjykata Supreme e kishte bërë të plotëfuqishëm aktgjykimin e shkallës së parë me të cilin Zharku është i dënuar me tri vite burg nën akuzën për detyrim dhe armëbatje pa leje.