02 Maj 2024

Gjykata Kushtetuese s'mund të cilësohet si Gjykatë e shkallës së katërt

Prishtinë, 26 prill - Instituti për Studime Kushtetuese dhe Parlamentare (ISKP), sot, ka mbajtur konferencën me temën “Raporti në mes të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatave të Rregullta” në kuadër të së cilës është diskutuar studimi i ISKP-së që ka të bëjë me këtë çështje.

Panelistët vlerësuan lartë studimin e publikuar nga ISKP, me theks të veçantë për faktin se studimi është publikuar në një moment të duhur pikërisht kur diskutimet për çështjen e relacionit në mes të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatave të Rregullta kanë marrë drejtim jo adekuat.

Përkundër faktit që në studim është analizuar raporti në mes të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatave të rregullta, bartësit e këtyre institucioneve nuk kanë marrë pjesë në këtë konferencë edhe pas ftesës së bërë nga ISKP.

Duke diskutuar për përmbajtjen e studimit në kuadër të konferencës dolën disa përfundime të rëndësishme të cilat theksohen edhe në studim:

Se Gjykata Kushtetuese nuk mund të cilësohet si Gjykatë e shkallës së katërt siç kanë vlerësuar disa nga bartësit e gjyqësorit të rregullt, por si një institucion që po bën akomodimin e një praktike të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut, të cilën nuk po e bën gjyqësori i rregullt;

Gjykatat e rregullta nuk janë duke zbatuar mjaftueshëm dispozitat e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut;

Gjykatat e rregullta nuk janë duke e zbatuar mjaftueshëm praktikën Gjyqësore të Gjykatës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, përkundër që një gjë të tillë ka paraparë edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës në nenin 53 të saj;

Këshilli Gjyqësor duhet të ndërmarrë masa konkrete dhe t’i vetëdijësojnë dhe obligojnë gjymëtarët e gjyqësorit të rregullt për të aplikuar në kuadër të praktikës gjyqësore Konventën Evropiane për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut si dhe praktikën Gjyqësore të Gjykatës Evropiane për mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)