23 Dhjetor 2024

Gjykata Kushtetuese publikoi Buletinin periodik të praktikës gjyqësore

Prishtinë, 28 prill - Me qëllim të informimit më të mirë të publikut me punën e saj, e veçanërisht të komunitetit juridik dhe studiuesve të drejtësisë kushtetuese, nga ky vit Gjykata Kushtetuese ka filluar me publikimin e Buletinit periodik të praktikës gjyqësore.

Për dallim nga Buletini vjetor i praktikës gjyqësore, Buletini periodik përmban përmbledhjen e vendimeve me rëndësi dhe me interes të veçantë për publikun të publikuara në periudha tre (3) mujore.

Në përpjekje për ta bërë sa më të qartë për lexuesit natyrën e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, aktgjykimet dhe aktvendimet e publikuara në Buletinin periodik janë klasifikuar sipas pretendimeve të bazuara në nenet specifike të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Për të lexuar numrin e parë (periudha: janar – mars 2022) dhe njëherësh për t’u regjistruar që të pranoni në postën tuaj elektronike numrat e radhës të Buletinit periodik të praktikës gjyqësore, vizitoni ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese ose klikoni në: https://gjk-ks.org/publication_category/buletini-periodik/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)