17 Maj 2024

Gjykata ka refuzuar lirimin e Lushtakut

Mitrovicë, 10 dhjetor - Gjyqtari i EULEX-it e ka refuzuar përfundimisht të hënën kërkesën e Sami Lushtakut për ta dhënë betimin e tij si kryetar i Komunës së Skenderajt.

Kërkesa e Lushtakut e parashtruar nga mbrojtësi i tij, Arianit Koci, është refuzuar sikurse është refuzuar ditë më parë e njëjta kërkesë e parashtruar nga dega e Partisë Demokratike në Skenderaj.

“Kërkesa ime është refuzuar. Unë gjatë ditës së nesërme do të vizitoj z. Lushtakun, në burg në mënyrë që të bisedojmë për procedura të mëtutjeshme”, ka thënë shkurt mbrojtësi i Sami Lushtakut, avokati Arianit Koci.

Vendimi për Lushtakun është marrë të hënën në mbrëmje dhe për këtë arsye zyrtarë për informim të misionit EULEX nuk kanë qenë në gjendje që të komentojnë rreth vendimit të Gjykatës. “Vendimi është marrë, por nuk mund ta komunikojmë për publik para se të njoftohen palët rreth këtij vendimi”, ka thënë zëdhënësi i misionit EULEX, Blerim Krasniqi.

Lushtaku gjendet në paraburgim nga qershori i këtij viti kur ndaj tij janë zyrtarizuar hetimet për krime luftë të kryera në një shtëpi të ndalimit në fshatin Likovc të Drenicës në vitin 1998.

Ai bashkë me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimin, si dhe 13 ish-bashkëluftëtarë janë të përfshirë në aktakuzën që e ka ngritur prokurori special i EULEX-it, Maurizio Salustro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)