29 Prill 2024

Gjykata i dorëzoi policisë urdhrin për arrestimin e Zharkut

Prishtinë, 17 dhjetor - Gjykata Komunale e Kaçanikut sot paradite ia ka dorëzuar policisë urdhrin për kërkimin dhe arrestimin e Xhabir Zharkut në tërë vendin.

”Sot, rreth orës 9:00 e kemi marrë urdhrin e Gjykatës Komunale të Kaçanikut për kërkimin dhe arrestimin e Xhabir Zharkut në tërë Kosovën. Urdhrin menjëherë ia kam kaluar Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj”, ka thënë Mehmetali Hajdini, komandant i Stacionit Policor të Kaçanikut.
Ai ka pohuar se nga sot emri i Zharkut do të figurojë në listën e personave të kërkuar nga policia edhe në vendkalimet kufitare të vendit.

Ish-kryetari i Kaçanikut, Zharku, i dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe për armëmbajtje pa leje, të dielën, nëpërmjet një letre drejtuar mediave ka deklaruar se nuk e ka në plan të dorëzohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)