17 Janar 2025

Gjykata hedh aktakuzën ndaj kryetarit të Kllokotit, Sreqko Spasiq

Prishtinë, 14 janar - Kryetari i trupit gjykues Afrim Shala në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, në lëndën penale PKR.nr. 174/2015, ka nxjerrë aktvendim për hedhjen e aktakuzës dhe pushimin e procedurës penale ndaj kryetarit të Komunës së Kllokotit, Sreqko Spasiq, ngase nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur një dyshim të bazuar mirë, se i pandehuri e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. 

Ndaj të pandehurit Prokuroria Themelore në Gjilan me datë 21.10.2015 kishte ngritur aktakuzë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale konflikti i interesit, nga neni 424 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Palët  gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)