Gjykata e Prishtinës, paralajmëron ndërprerjen e punës
Prishtinë, 24 shkurt - Gjykata Themelore e Prishtinës ka njoftuar se kushtet e punës në Pallatin e Drejtësisë çdo ditë janë duke u përkeqësuar dhe se, sipas saj, nuk është larg dita kur i gjithë stafi do ta ndërpresë punën.
Sikurse e kemi bërë shumë herë të qartë deri më tani, në Pallatin e Drejtësisë ku është e vendosur Gjykata Themelore e Prishtinës, në objektet që i shfrytëzon kjo gjykatë, por edhe në të gjitha objektet e tjera që shfrytëzohen bashkërisht edhe nga gjykata dhe prokurori të tjera, ndihet mungesë e madhe e oksigjenit dhe ka probleme me sistemin e ngrohjes. Në disa objekte ka çaste kur rregullohet dhe nuk ndihet mungesë e oksigjenit, por kjo zgjat pak dhe pas një kohe të shkurtër kthehet gjendja e mëparshme. Kështu, në disa pjesë të objektit temperatura është ekstreme e lartë dhe nuk mund të qëndrohet fare në ato hapësira (Objekti D), në pjesët e tjera temperatura është shumë e vogël, është thënë në komunikatën e kësaj gjykate, e cila drejtohet nga Hamdi Ibrahimi.