29 Prill 2024

Gjykata e Mitrovicës dënoi katër persona për shitje të drogave

Prishtinë, 21 qershor - Trupi gjykues i përbërë prej tre gjyqtarëve të EULEX-it nga Gjykata e Qarkut në Mitrovicë, dënoi katër persona për blerje të paautorizuar, posedim, shpërndarje dhe shitje të drogave narkotike të rrezikshme dhe substancave psikotropike.

Trupi gjykues shpalli Kreshnik Nilën fajtor për dy akuza. E para, për blerje të paautorizuar, posedim, shpërndarje dhe shitje të drogave narkotike të rrezikshme dhe substancave psikotropike, ndërsa e dyta për posedim të paautorizuar, kontroll, posedim ose përdorim të armëve.

Nila u dënua me një dënim të përgjithshëm prej katër vite e gjashtë muaj burgim dhe një gjobë në shumë prej tetëqind eurosh.

Avni Peci dhe Esad Ademi u dënuan me nga dy vite burgim secili, dënim i cili pezullohet për tre vite dhe me nga një gjobë në shumë prej pesëqind eurosh për vepër penale të blerjes së paautorizuar, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së drogave narkotike të rrezikshme dhe substancave psikotropike.

Sami Rrahmani u dënua me tetëmbëdhjetë muaj burgim, dënim i cili pezullohet për dy vite dhe me një gjobë në shumë prej pesëqind eurosh për vepër penale të blerjes së paautorizuar, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së drogave narkotike të rrezikshme dhe substancave psikotropike.

Ndjekja penale është kryer nga një prokuror i qarkut, pjesëtar i EULEX-it. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)