18 Janar 2025

Gjykata e Gjilanit e dënon të akuzuarin S. S. me 6 muaj burgim

Prishtinë, 16 maj - Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda dënon të akuzuarin S. S. me gjashtë muaj burgim, pasi që i njëjti ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I akuzuari S. S. serb, shtetas i Republikës së Kosovës, me datë 23.08.2013 rreth orës 12:00 në Gjilan, në cilësinë e personit zyrtar ka kryer një veprim në kundërshtimi me detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që të dëmtuarit F. D. i ka kërkuar shumën prej 500 Euro, me qëllim të kalimit – dhënies së kundërligjshme të patentë shoferit.

Trupi gjykues për këtë vepër e ka dënuar me gjashtë muaj burgim, në të cilin dënim ka për të i’u llogaritur edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Palët  gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)