Gjykata e Francës vendos qe Haradinaj të mos kthehet në Kosovë
Vendimi është marrë të enjten në seancën dëgjimore për rastin Haradinaj, pas paraqitjes së kërkesës për ekstradim nga autoritetet e Serbisë dhe një kërkese të palës mbrojtëse për lirimin e tij.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka deklaruar se është e befasuar me vendimin e sotëm të autoriteteve gjyqësore Franceze, që Kryetari i AAK-së dhe ish kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë.
"Ne konsiderojmë se vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo edhe ti lejohet kthimi në atdhe, nuk është drejtësi e plotë."
"Ne apelojmë tek organet e drejësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe ti japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinajt, meqë ai i ka spastruar të gjitha pretendimet për krime lufte në procesin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi", thekson AAK.
Njëkohësisht AAK e kupton mospajtimin e miliona mbështetësve të zotit Haradinaj në këtë proces, dhe u bën thirrje të gjithë atyre, që mbështetja për zotin Haradinaj të vazhdojë të jetë civilizuese dhe e dinjitetshme, sic e meriton vëtë Zoti Haradinaj.
Ne jemi të bindur se mbajtja e Haradinajt në Francë dhe procesi kundër tij, i inicuar me fletarrest politik të Serbisë, do të marrë epilog pozitiv shumë shpejt.