14 Janar 2025

Gjykata e Apelit refuzon kthimin e Lushtakut dhe të tjerëve në paraburgim

Prishtinë, 5 janar - Gjykata e  Apelit e Kosovës  ka refuzuar si të pa bazuara  ankesat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kundër caktimit të masës së dorëzanisë nga ana e Gjykatës Themelore në Mitrovicë për gjashtë të akuzuar dhe zëvendësimin e saj më atë të paraburgimit.

Kolegji Penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i kësaj gjykate, i  përberë nga  një gjyqtar ndërkombëtar dhe dy vendor, mori vendim që aktvendimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë      P 938/13, ndaj të akuzuarve S.J., S.L.,  J. D. dhe S. S., i datës 19 dhjetor 2014 dhe aktvendimi  P.58/14,  i po kësaj gjykata ndaj të akuzuarve I. Th. dhe Z. D., i së njëjtës datë,  të mbeten në fuqi.

Të gjithë këta persona akuzohen se në bashkëveprim kanë kryer shumë pika të veprës penale krime lufte ndaj popullsisë civile, sipas nenit 22 dhe 142 të Kodit Penal të Republikës Socialiste  Federative të Jugosllavisë, vepër kjo aktualisht e sanksionuar me nenin 31 dhe 152 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata e Apelit konstaton nder të tjera se ndërprerja e paraburgimit dhe zëvendësimi i tij me masën e dorëzanisë, ka qenë vendim i ligjshëm, proporcional dhe është trajtuar me konsideratën e duhur nga gjykata e shkallës së parë. 

Kolegji pajtohet që rreziqet e cekura nga ana e PSRK-së, si ai i ikjes, frikësimit të dëshmitarëve dhe pengimit të procedurës gjyqësore, ekzistojnë edhe me tutje, por janë të nivelit që e bëjnë masën e paraburgimit jo proporcionale në këtë fazë të procedurës dhe se me aktvendimet e  kundërshtuara janë caktuar masa të drejta kufizuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)