Gjykata e Apelit pritet të marr vendim për Grupin e Llapit
Prishtinë, 7 qershor - Në Gjykatën e Apelit pritet të merret vendimi përfundimtar për Grupin e Llapit.
Ish-komandantët e UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Latif Gashi, Rrustem Mustafa dhe Nazif Mehmeti, të cilët akuzohen se kanë rrahur dhe torturuar civilë gjatë luftës, në fjalën përfundimtare i kanë mohuar këto akuza, duke thënë se janë të pafajshëm dhe se gjykimi i tyre është politik.
Por prokurori i EULEX-it, Charls Hardway kishte thënë se shumë nga provat e paraqitura në gjykatë dëshmojnë përfshirjen e tyre në maltretime gjatë luftës.