Gjykata e Apelit pezullon punën
Prishtinë, 15 prill - Pas një mbledhje te mbajtur sot nga ana e punonjësve të Gjykatës së Apelit, u mor vendim që nga nesër do të pezullohet punën, për shkak të kushteve të vështira dhe tejet të pa përshtatshme te punës.
Opinioni kosovar tashmë është i njoftuar për problemet që kanë përcjellë punonjësit e kësaj gjykate që nga vendosja në objektin e Pallatit të Drjtësisë në Hajvali.
Sa për freskim të kujtese suaj, deri me tani kemi pasur 5 probleme me bllokim dhe këputje të sajllave të ashensorit.
Rasti me i fundit dhe me eklatant është ai i regjistruar sot, ku si pasoj e këputje se sajles se ashensorit u lënduan 4 veta, tre prej të cilëve ndodhe në emergjencë.
Çka është me e rëndësishmja në zyrat tona vazhdon të mos ketë ajër të bollshëm . (nga matjet preliminare është regjistruar se në disa prej tyre ka 0 % oksigjen).
Problem tjetër është edhe uji i cili nuk është i përdorshëm.
Ndaj si rrjedhojë e gjitha këtyre ne do ta ndërpresim punën deri sa të mos marrim garanci nga vet ministri Mahir Jagjillar, për evitimin e problemeve.
Kërkojmë urgjentisht që inspektoriati i punës dhe ai sanitar të dal ne terren dhe të ndërmarr masat ligjore adekuate.