15 Maj 2024

Gjykata e Apelit përmbys aktgjykimin për krime lufte

Prishtinë, 27 qershor - Gjykata e Apelit ka përmbysur aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 24 qershor dhe i ka shpallur dy të pandehurit fajtorë për akuzën e krimeve të luftës ndaj popullatës civile sipas nenit 142 Kodit Penal të ish RSFJ-së. Të pandehurit ishin dënuar me 12 dhe respektivisht 10 vite burgim.

Aktakuza ndaj njërit prej të pandehurve që e akuzonte atë edhe për veprën penale të pronësisë, kontrollimit dhe posedimit të paautorizuar të armeve sipas nenit 328 (2) KPK-ës është refuzuar për shkak të zbatimit të Ligjit për Amnisti.

Pas shqiptimit të dënimit ndaj dy të pandehurve, Gjykata e Apelit, në pajtim me nenin 367(2) të KPP-së, ka urdhëruar po ashtu mbajtjen e tyre në paraburgim deri sa aktgjykimi të jetë i formës së prerë. Palët gëzojnë të drejtën e ushtrimit të ankesës kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën Supreme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)