Gjykata e Apelit paraburgos Oliver Ivanovicin
Prishtinë, 28 janar - Një kolegj i përbërë prej dy gjyqtarësh ndërkombëtarë dhe një gjyqtari vendor të Gjykatës së Apelit, ka marrë aktvendimin në rastin e të pandehurit Oliver Ivanovic.
Më 21 janar 2016, Gjykata Themelore e Mitrovicës e ka dënuar të pandehurin Oliver Ivanovic me nëntë vjet burgim për kryerjen e veprës penale krime lufte kundër popullsisë civile. Gjykata Themelore e Mitrovicës po ashtu ka marrë aktvendimin mbi vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit.
Në aktvendimin e saj të datës 27 janar 2016, Gjykata e Apelit ka konstatuar se masa në fjalë e arrestit shtëpiak është caktuar gabimisht.
Sipas interpretimit të saktë të nenit 367, par. 2 të KPP-së, masa e paraburgimit është e detyrueshme sa herë që i pandehuri dënohet me më shumë sesa pesë vjet burgim.
Nuk ka diskrecion këtë drejtim, prandaj Gjykata e Apelit e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore ashtu që masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit Oliver Ivanovic e ka zëvendësuar me masën e paraburgimit, derisa aktgjykimi në fjalë të marrë formë të prerë.