Gjykata e Apelit mban sot seancën ndaj Natali Veliajt
Prishtinë, 30 nëntor - Gjykata e Apelit e Kosovës ka ri-caktuar datën kur do të mbahet seanca e kolegjit penal në rastin e Natali Velijaj dhe te tjerëve.
Seanca do të mbahet sot duke filluar nga ora 10 :00, në objektin D. të Pallatit të Drejtësisë.
Shqyrtimi i kësaj çështje fillimisht ishte caktuar për datën 26 tetor të këtij viti, por kolegji penal nuk kishte arritur të mbaj seancë, për shkak se nuk ishin plotësuar kushtet ligjore , të parapara në bazë të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.