14 Janar 2025

Gjykata e Apelit lë në arrest shtëpiak 28 huliganë

Prishtinë, 6 shkurt - Gjykata e Apelit e Kosovës me anë të 6 vendimeve të  ndryshme  u a ka ndërprerë paraburgimin prej 30 ditësh, 28 personave të dyshuar për veprën penale - pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale, huliganizëm, nga neni 412 të Kodit Penal të Republikës së  Kosovës.

Kolegji Penal i Departamentit të Përgjithshëm, vendosi që kjo masë t’iu zëvendësohet më atë të arrestit shtëpiak prej 30 ditësh, duke llogaritur nga koha e arrestimit të tyre, me 27.01.2015 dhe 28.01.2015.

Po ashtu kjo gjykatë i ka ndërprerë masën e arrestit shtëpiak një personi të dyshuar për të njëjtën vepër penale dhe ka vendosur që i njëjti të mbrohet në liri.

Gjykata e Apelit konstaton se nuk janë përmbushur kushtet ligjore të parashikuara nga neni 187 i Kodit të Procedurës Penale për caktimin e masës së paraburgimit.

Kjo gjykatë vlerëson po ashtu  se në këto rrethana, sigurimi i pranisë se të pandehurve në procedurë, parandalimi i ndikimit në dëshmitarë dhe përsëritje të veprës penale, është i mjaftueshëm edhe me caktimin e masës së arrestit shtëpiak.

Të pandehurit detyrohen që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, në adresat si në vendimet e gjykatës dhe nuk kanë drejtë të largohen, përveç kur kjo është e domosdoshme për përmbushjen e nevojave të tyre jetësore, gjithherë me lejen e gjyqtarit të procedurës paraprake. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)