Gjykata e Apelit konfirmon paraburgimin e Ivanovic
Prishtinë, 5 shkurt - Një trup gjykues në Gjykatën e Apelit në Prishtinë e konfirmoi vendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës lidhur me paraburgimin e Oliver Ivanovic i cili dyshohet për krime të luftës dhe vrasje të rëndë.
Gjykata e Apelit është pajtuar me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë për ekzistimin e rrezikut substancial që i pandehuri të ikë nga hapësira e juridiksionit.
Trupi gjykues po ashtu ka gjetur se ekziston rreziku konkret i kërcënimit të dëshmitarëve.
Më 28 janar 2014, me kërkesë të një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), një gjykatës nga Gjykata Themelore në Mitrovicë kishte urdhëruar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për z. Ivanovic.