18 Janar 2025

Gjykata e Apelit ka vendosur në rastin e ashtuquajtur APEX

Prishtinë, 4 prill - Më datën 25 mars 2016, Kolegji i Gjykatës së Apelit i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar vendor i Gjykatës së Apelit, ka vendosur mbi ankesën e PSRK-së kundër Aktvendimit të Kryetarit të Trupit Gjykues në rastin e ashtuquajtur APEX.

Kolegji i Apelit me shumicë votash e ka anuluar Aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe e ka kthyer lëndën për rivendosje dhe marrje vendimi lidhur me çështjet meritore të aktakuzës si dhe për pranueshmërinë e provave.

Aktakuza është ngritur më 3 prill 2015 kundër 11 të pandehurve, të cilët akuzohen për krim të organizuar si dhe për vepra të tjera penale. Mbrojtja më pas i ka parashtruar kundërshtimet e veta ndaj aktakuzës në fjalë.

 Kryetari i Trupit Gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës e ka hedhur poshtë Aktakuzën si të paafatshme me arsyetimin se PSRK-ja e kishte ngritur Aktakuzën pas skadimit të afatit prej dy vjetësh për zhvillimin e hetimeve. Kolegji i Apelit, megjithatë, me shumicë votash ka konstatuar se ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme të cilat e justifikojnë pranimin e Aktakuzës së ngritur me vonesë prej pak ditësh.

Gjykata e Apelit konsideron se vonesa prej pak ditësh nuk i privon të pandehurit nga e drejta për një gjykim të drejtë. Lënda i është kthyer Kryetarit të Trupit Gjykues për shqyrtimin e kundërshtimeve të tjera të aktakuzës, të bëra nga ana e mbrojtjes (dyshimi i bazuar mirë dhe pranueshmëria e provave).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)