17 Janar 2025

Gjykata e Apelit i jep të drejtë MPB-së për rastin e pasaportave

Prishtinë, 27 dhjetor - Gjykata e Apelit ka kërkuar që kontesti në mes kompanisë austriake OeSD dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të kthehet në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Gjykata e Apelit.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka prishur me 15.12.2016, aktvendimin  e Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 16.10.2016, me anë te se cilit, kjo e fundit e ka hedhur poshtë për shkak të jo kompetencës, padinë e Qeverisë se Republikës së Kosovës, kundër të paditurve: Gjykata Ndërkombëtare e  Arbitrazhit, me seli në Paris të Francës dhe Osterreichische Staatdruckerei GMBH, me seli në Vjenë të Austrisë”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Me anë të kësaj padie të ushtruar me 06.11.2014, Qeveria, kishte kërkuar që të shqyrtohet vendimi i Gjykatës se Arbitrazhit lidhur kompetencën e kësaj gjykate për të vendosur në kontestin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Osterreichische Staatdruckerei GMBH, duke propozuar anulimin e tij.

Departamenti i Çështjeve Ekonomike, i Gjykatës së Apelit, ka vendosur që kjo çështje të kthehet në rigjykim, pasi që ka gjetur shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe të drejtës materiale.

“Gjykata e Apelit, konstaton se pretendimet e gjykatës se shkallës se parë se gjykatat vendore janë kompetente për te vendosur vetëm lidhur me vendimet e arbitrazhit vendor dhe jo atij të huaj, nuk qëndrojnë, pasi që ligji nuk  parasheh një dallim te tillë”, thuhet në njoftim.

Kompania austriake OeSD e kishte fituar kontestin në arbitrazh dhe Kosova ishte detyruar që t’ia paguante afër 5 milionë euro.

Padia e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila e kontestonte juridiksionin e Gjykatës së Arbitrazhit në rastin e pasaportave, ishte refuzuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)