Gjykata e Apelit dhe UNDP lansojnë buletinin për praktika gjyqësore
Prishtinë, 6 dhjetor - Gjykata e Apelit, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojë Buletinin e tretë për Praktika Gjyqësore të sot në Gjykatën e Apelit në Pallatin e Drejtësisë.
Buletini, që përmbanë udhëzime specifike, përfshirë praktikat kjartësuese, do të shërbejë si mjet për të përafruar praktikat gjyqësore që do të ndikojë në ngritjen e efikasitetit të gjykatave dhe prokurorive.
Nikoqir i ngjarjes do të jenë kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala me këshillin redaktues të Buletinit.
Në ngjarje do të merr pjesë Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, Kryetari i Gjykatës Supreme Enver Peci dhe përfaqësues tjerë të institucioneve të drejtësisë në Kosovë.
Ky aktivitet është pjesë e projektit të UNDP-së Përkrahje Fuqizimit të Sundimit të Ligjit në Kosovë.