26 Dhjetor 2024

Gjykata dënon zyrtarin që kishte marr ryshfet

Gjilan, 30 korrik – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B. Rr. 

I akuzuari me datë 15.02.2019, rreth orës 17:30 minuta, në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke qenë në cilësinë e personit zyrtar – ndihmës referent i ekzekutimeve, me qëllim që vetës t’i sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm, ka kërkuar dhe marr ryshfet para në shumë prej 20 Euro, nga i dëmtuari A. S., ky i fundit ka qenë i akuzuar për një lëndë penale të rrezikimit të trafikut publik (P.nr. 247/2017). I akuzuari këto të holla i ka pranuar, në mënyrë që të bisedoj me gjyqtaren e çështjes për ta mbyllur rastin. 

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “marrje ryshfeti”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. 

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) muajve dhe dënim me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) Euro. 

Gjithashtu është shqiptuar edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të profesionit në institucionet publike prej një viti. 

Gjykata e ka liruar nga akuza për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. 

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)