26 Dhjetor 2024

Gjykata dënon një person për trafikimi të drogës

Prishtinë, 4 nëntor - Dje, një trup gjykues i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, shpalli aktgjykimin lidhur me një rast të trafikimit të drogës dhe krimit të organizuar.

Një person është shpallur fajtor për pjesëmarrje të trafikimit të palejueshëm nëpër Evropë.

I pandehuri, që gjendet në paraburgim nga muaji maj 2011, vendosi ta pranojë fajësinë më 26 tetor, ndërsa dje është dënuar me 6 vjet e gjysmë burg dhe me një gjobë prej 15.000 euro.

Kësaj procedure jashtëzakonisht të shpejtë i kishte paraprirë një hetim i gjatë i udhëhequr në mënyrë të efektshme nga prokurorët e EULEX-it në PSRK, që ēoi deri te kapja e më shumë se 12 kilogramëve heroinë jashtë Kosovës dhe në disa arrestime dhe dënime jashtë vendit, kurse PSRK ishte përgjegjëse për hetimin e kësaj organizate të gjerë brenda territorit të Kosovës.

Hetimi u mundësua falë ndihmës ligjore ndërkombëtare ndërmjet shteteve të Evropës Perëndimore dhe EULEX-it. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)