14 Maj 2024

Gjykata arsyeton vendimin për paraburgim

Prishtinë, 14 gusht -  Gjykata Themelore e Prishtinës, nëpërmjet një komunikate për media ka bërë me dije se pse vendosi ta pranojë kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e paraburgimit 30 ditësh për të dyshuarit për terrorizëm.

Gjykata konstatoi se të gjithë të akuzuarit në të kaluarën e afërt kanë udhëtuar jashtë Kosovës, duke shkuar edhe në Siri, për t’u kthyer përsëri, ndërsa ekziston rreziku i arratisjes së tyre nëse ndodhen në liri teksa zhvillohen hetime kundër tyre. Gjykata vendosi t’i mbajë të burgosur të dyzetët edhe për faktin se ata mund të dënohen jo më pak se pesë vjet nëse vërtetohen veprat penale për të për veprat me të cilat ngarkohen.

Si rrethanë rënduese gjatë vendosjes për caktimin e paraburgimit u konstatua edhe mundësia e të dyshuarve për ndikim në dëshmitarë dhe falsifikim provash.

Në kumtesë gjithashtu është thënë se të dyshuarit, duke qenë se i takojnë një grupi të përbashkët kriminal, po të liroheshin do të përbënin rrezik për kryerjen e sërishme të veprave për të cilat ngarkohen.

Gjykata kërkon nga mediet që për informata rreth kësaj çështjeje t’i drejtohen Prokurorisë së Shtetit, përkatësisht Prokurorisë Speciale, pasi derisa çështja është nën hetim përfaqësues të Gjykatës Themelore nuk do ta komentojnë rastin.


Sipas kësaj gjykate, ndaj shqiptimit të masës prej 30 ditësh paraburgim, palët mund të ankohen gjatë 24 orëve të ardhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)