Gjuhen me armë, shkaku i dëmtimit të parafangos
Gjakovë, 21 korrik - Në fshatin Marmullë të Gjakovës, pas një zënke në mes të dyshuarve meshkuj shqiptarë dhe viktimës, shkaku i një dëmtimi të parafangos ka ardhur deri te përdorimi i armës, ku të dyshuarit kanë shtënë me armë në drejtim të dyerve të oborrit të viktimës, por nuk raportohet për të lënduar.
Njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë konfiskuar armën dhe katër gëzhoja të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.
\"Pas intervistimit të personave të dyshuar me urdhër të prokurorit dy prej tyre dërgohen në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt\", njofton policia.