24 Dhjetor 2024

GJS konfirmon denimin e Gjelosh Krasniqit për krime lufte

Prishtinë, 15 qershor - Trupi gjykues në gjykatën supreme i përberë nga gjykatës të Kosovës dhe EULEX-it me anë të një aktvendimi ka refuzuar ankesën e avokatit mbrojtës dhe njëherazi ka konfirmuar në tërësi vendimin e gjykatës së qarkut në Pejë kundër Gjelosh Krasniqit të lëshuar me 29 prill 2009.

Gjykata në Pejë ka shpallur Gjelosh Krasniqin fajtor për krime lufte të kryera kundër popullatës civile. Kjo përfshin marrjen e pengjeve, konfiskimin e paligjshëm të pronës dhe grabitje. Ai ishte dënuar me shtatë vite burgim.

Gjykata supreme nuk ka gjetur asnjë shkelje të procedurës penale apo ligjit penal. Ajo ka gjykuar se vlerësimi i fakteve është kryer në mënyrë të duhur nga gjykatës në shkallë të parë ndërsa dënimi i shqiptuar është cilësuar si meritor.

Aktvendimi është lëshuar sot me 14 qershor 2011. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)