16 Janar 2025

Gjilani nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Save the Children

Gjilan, 20 prill - Komuna e Gjilanit ka nënshkruar sot marrëveshje të mirëkuptimit me organizatën Save the Children – Kosovë, për përmirësimin e gjendjes së grupeve të margjinalizuara të fëmijëve të komunitetit rom, ashkali dhe agjiptas (RAE), sikurse edhe fëmijëve me nevoja të veçanta.

Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka bërë të enjten kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtori i Save the Children, Ahmet Kryeziu.

Kjo marrëveshje nënkupton implementimin e programit me kohëzgjatje katër vjeçare për mbështetjen për këto grupe, duke u realizuar përmes Drejtorisë së Arsimit, Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Njësisë për të Drejtat e Njeriut.

Kryetari Haziri e ka falënderuar organizatën Save the Children për mbështetjen në këtë program të rëndësishëm, për një kujdes të veçantë dhe mbështetje sa më të madhe për fëmijët e komunitetit RAE dhe ata me nevoja të veçanta.

Ndërkaq, drejtori i Save the Children, Ahmet Kryeziu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e drejtëpërdrejt të tij në të gjitha pozitat lokale e qendore, duke thënë se kjo ka bërë që Gjilani të jetë një ndër komunat e para për realizimin e programeve të vazhdueshme në mbështetje të njerëzve në nevojë.​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)