Gjilani në gjendje emergjente pas reshjeve të mëdha të shiut
Gjilan, 14 qershor Pas reshjeve të mëdha të shiut dhe breshërit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, menjëherë ka aktivizuar mekanizmat emergjentë, për ti dalë në ndihmë qytetarëve.
Pas reshjeve të mëdha të shiut e breshërit, menjëherë kam aktivizuar mekanizmat e emergjencave, të cilët po merren me menaxhimin e situatës. Komuna e Gjilanit është në gjendje gatishmërie për ti dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve, të cilët eventualisht mund të kenë probleme me vërshimet, ka thënë me këtë rast kryetari Haziri.
Ai ka bërë publik edhe numrat e emergjencave, 112, 193 dhe 044125815, të cilët janë 24 orë në dispozicion të qytetarëve.