Gjilani i kthehet normalitetit
Gjilan, 14 qershor Edhe pse reshjet e shiut dhe të breshrit kanë qenë të një intensiteti të lartë, komuna e Gjilanit i është kthyer normalitetit.
Ibrahim Ademi, zyrtar për Informim në Komunën e Gjilanit shprehet se ekipi i emergjencave nuk ka pranuar asnjë thirrje nga qytetarët për intervenim eventual.
\"Po ashtu, deri tani Komuna e Gjilanit nuk ka pranuar asnjë thirrje prej bujqve dhe shpreson se nuk ka pasur dëme kulturat bujqësore\", ka thënë Ademi.
Sipas Ademit, duhet theksuar se për herë të parë lumenjtë nuk kanë dalë nga shtrati si rezultat i pastrimit dhe rregullimit nga ana e Komunës.
Përndryshe, mënjeherë pas reshjeve të mëdha, kryetari Lutfi Haziri ka aktivizuar mekanizmat emergjencave, për ti dalë në ndihmë qytetarëve, të cilat vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie.