15 Janar 2025

Gjermania vlerëson arritjet e deritashme të FSK-së

Prishtinë, 23 qershor - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), zotëri Haki Demolli ka pritur sot, në një takim pune Komisionarin për Forcat e Armatosura në Parlamentin  e Gjermanisë  Dr. Hans Peter Bartels.    

                                                                                                             
Ministri Demolli, me këtë rast, ka falënderuar shtetin e Gjermanisë dhe popullin gjerman për kontributin e madh që kanë dhënë për Kosovën. Në mënyrë të veçantë, ai vlerësoi kontributin e ushtrisë së Gjermanisë në ngritjen e FSK-së, përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe përkrahjes së vazhdueshme në trajnime dhe logjistikë.

Ai po ashtu vlerësoi lartë angazhimin e këshilltarëve ushtarak në kuadër të ekipeve të NATO-s, në MFSK dhe FSK. Ministri Demolli foli edhe për arritjet dhe angazhimet e FSK-së në kryerjen e detyrave që dalin nga misioni aktual, si dhe e njoftoi mysafirin nga Gjermania me procesin dhe angazhimet që po bahen  për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.      

                                                                                           
Ndërsa, Komisionari i Parlamentit Gjerman për Forcat e Armatosura, z. Hans -Petel Bartels shprehu  konsideratën për arritjet e deritashme të FSK-së, si dhe premtoi vazhdimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët në mes ushtrisë gjermane dhe FSK-së.                     

Në takim morën pjesë edhe zëvendës ministri i MFSK-së, z. Fadil Gashi, shefi i Kabinetit të Ministrit, z. Xhevdet Halili, Shefi i Ekpit Këshillues të NATO-s zoti Domenik Brajtvajt dhe këshilltari politik Avdulla Shasivari. Ndërsa Komisionari  nga Gjermania shoqërohej nga i ngarkuari me punë i ambasadës së Gjermanisë në Kosovë zoti Mathias Kisler, Gjeneral Brigade Verner Haufman Drejtor i Ekipit Ndërlidhës të NATO-s në FSK, si dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)