Gjermania vazhdoi mandatin e trupave të veta në Kosovë
Berlin, 12 maj - Qeveria e Gjermanisë lajmëroi se do t\'i mbajë trupat e saj në Kosovë edhe të paktën për një vit, si pjesë e misionit paqëruajtës të NATO-s.
Zëdhënësi i qeverisë, Krishtof Stigmans, tha se kabineti qeveritar ka miratuar zgjatjen e mandatit të trupave dhe njëkohësisht ka zvogluar numrin maksimal të ushtarëve në 1.000 nga 3.500.
Bundestagu gjerman gjatë disa javëve të ardhshme pritet ta miratojë mandatin e forcave gjermane në Kosovë, në kuadër të misionit ushtarak të NATO-s, KFOR.
Stigmans shtoi se Gjermania aktualisht numëron rreth 1.500 trupa në Kosovë.