Gjermania riatdheson 74 azilkërkues
Prishtinë, 10 korrik - Gjermania ka refuzuar kërkesën për azil për 74 shqiptarë nga Kosova, duke i kthyer ata në atdhe.
Lajmi konfirmohet nga Ministria e Brendshme gjermane, e cila i ka kthyer ata mesditën e së mërkurës nga Lajpcigu në aeroportin e Prishtinës.
Të kthyerit janë 59 kosovarë që ishin strehuar në Sachsen, 14 nga Berlini dhe një nga Hessen, thuhet në deklaraten e Ministrisë, raporton volksstimme.de.
Ministri i Brendshëm, Holger Stahlknecht, ka thënë se dëbimi në mënyrë kolektive është një sinjal që kosovarët nuk duhet të kërkojnë azil në Gjermani.
Me kthimin kolektiv, ne po ua bëjmë të qartë kosovarëve se ata nuk kanë nevojë për azil dhe nuk mund të qëndrojnë në Gjermani. Ne duhet ti dëbojmë për tua liruar vendin atyre azilkërkuesve që vijnë nga vendet, të cilat vërtet kanë nevojë për strehim, ka thënë ai.