Gjermania përkrah sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit
Prishtinë, 2 mars - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, u takua me Michael Nebelung, drejtor i GIZ-it për Kosovë dhe Volkmar Theobald, udhëheqës i projekteve.
Me këtë rast, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, falënderoi përfaqësuesit e GIZ-it për ndihmën që ka dhen dhe vazhdon ta jep Qeveria gjermane, për Qeverinë e Kosovës në përgjithësi dhe Ministrinë e Drejtësisë në veçanti.
Qeveria e Kosovës edhe në të kaluarën ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe një ndihmë të veçantë nga Qeveria gjermane të realizuar përmes GIZ-it. Unë kërkova që të vazhdojmë një bashkëpunim të tillë dhe të jemi shumë serioz në bashkëpunimin tonë, që ti harmonizojmë qëllimet tona me prioritetet që ka Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria e Kosovës, bashkë me donatoret, ministri Kuçi.
Sipas tij GIZ-i ka luajtur një rol të veçantë në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe në proceset e integrimeve evropiane.
Ndërsa, drejtori i GIZ-it për Kosovë, Michael Nebelung, tha së janë shumë të kënaqur me bashkëpunimin e vazhdueshëm që kanë me Ministrinë e Drejtësisë dhe premtoi vazhdim të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.
Kemi marrë sinjale pozitive nga Qeveria gjermane së bashkëpunimi i mirë do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Qeveria gjermane është jashtëzakonisht e interesuar për të përkrahur çështjet që kanë të bëjnë me qeverisjen dhe sundimin e ligjit, duke përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë me agjendën politike në lidhje me integrimet evropiane, tha drejtori i GIZ-it për Kosovë, Michael Nebelung.
Në këtë takim u tha së ndihma që do të vijë nga Qeveria gjermane, do të shfrytëzohet në dobi të harmonizimit të legjislacionit, reformave në drejtësi, si dhe në krijimin e një ambienti të mirë për rend dhe ligj në Republikën e Kosovës.