27 Dhjetor 2024

Gjermania nuk tërheq trupa nga Kosova

Berlin, 3 shkurt - Thomas de Maiziere, ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë, ka thënë se nuk pret tërheqje të shpejtë të paqeruajtësve të NATO-s nga Kosovës, për shkak të situatës “së vështirë” në shtetin ballkanik.

De Maiziere ka bërë këto komente para gazetarëve, në prag të takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s në selinë e aleancës ushtarake në Bruksel, njofton DPA.

NATO fillimisht pati planifikuar që të përgjysmojë këtë vit numrin e trupave në Kosovë. Aktualisht janë rreth 5800 ushtarë nga 29 shtete që shërbejnë në kuadër të misionit paqëruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), ndërkaq Gjermania ofron kontingjentin më të madh me 1349 trupa.

Në vitin e kaluar Kosova u kaplua nga një valë e tensioneve të reja me serbët në veri. “Aktualisht nuk shoh mundësi të tërheqjes së trupave tjera”, ka thënë de Maiziere, duke shtuar se “vetëm politikanët mund të zgjidhin problemet” që prekin Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)