Gjermania mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj KFOR-it
Prishtinë, 22 prill - Që nga viti 1999, Gjermania ka qenë një kontribuese e qëndrueshme me trupa në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO.
Zëdhënësi i KFOR-it përmes një deklarate për media ka thënë së ky angazhim vazhdon. Kontingjenti gjerman mbetet kontribuesi i tretë më i madh në KFOR.
KFOR-i vazhdon aktivitetet e veta për të ruajtur një ambient të qetë dhe të sigurt dhe për të garantuar liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në përputhje me mandatin e vetë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
\"Çdo vendim rreth pozitës së ardhshme të KFOR-it do të merret nga Këshilli i Atlantikut të Veriut dhe do të mbetet çështje që varet nga gjendja e sigurisë në terren\", thuhet në deklaratën e KFOR-it.