Gjermania heq Kosovën nga Lista e Shteteve për Verifikimin e Sigurisë
Prishtinë, 27 janar - Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Kosova dhe Gjermania janë më afër se asnjëherë më parë.
Nga 24 janari i vitit 2020 Qeveria Ferderale e Gjermanisë hoqi Kosovën nga lista e shteteve për verifikimin e sigurisë së njohur ndryshe si SUG.
Haradinaj tha se ky vendim është hap i një kapitulli të ri të marrëdhënieve bilaterale mes vendeve mike dhe thellon raportet ndërshtetërore.