17 Janar 2025

Gjermania e Franca përkujtojnë përfundimin e Luftës së Parë Botërore

Prishtinë, 11 nëntor - Ambasada Gjermane dhe Ambasada Franceze në Prishtinë organizojnë manifestimin e përbashkët përkujtimor të nënshkrimit të armëpushimit në Compiègne i cili i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore. 

Nënshkrimi i armëpushimit në Compiègne u mbajt më 11 nëntor 1918 ku edhe i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore.

Me rastin e përvjetorit të 98. të armëpushimit Ambasada Gjermane dhe Ambasada Franceze brenda një organizimi të përbashkët do t’i përkujtojnë viktimat dhe përfundimin e Luftës së Parë Botërore.

Me këtë rast sot në varrezat ortodokse në afërsi të shtabin qendror të KFOR-it, kampin “Film City”, në Prishtinë organizohet një ngjarje përkujtimore.

Përkujtimi i përbashkët është shprehje e miqësisë gjermano-franceze dhe një simbol për mundësinë e pajtimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)