17 Janar 2025

Gjermania do të vazhdojë mbështetjen për FSK-në

Prishtinë, 15 nëntor - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, priti sot në takim ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, znj. Angelika Viets.

Gjatë takimit, Ministri dhe Ambasadorja diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe për gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.

Gjithashtu ministri Haki Demolli nënvizoi kontributin e vazhdueshëm të Qeverisë së Gjermanisë për FSK-në,  dhe  ndër  të tjera  e njoftoi diplomaten gjermane edhe me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, sukseset e veçanta në ushtrimet ndërkombëtare të FSK-së dhe me zhvillimet rreth procesit të transformimit FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Nga ana e saj, ambasadorja Viets falënderoi ministrin Demolli për pritjen e përzemërt, si dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në interes të të dyja vendeve dhe dy ministrive si dhe në veçanti mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)