Gjermania dhuron donacion për FSK-në
Prishtinë, 14 qershor - Gjermania do të japë një donacion për mirëmbajtjen e automjeteve të FSK-së, në vlerë prej 50.000 euro.
Për këtë qëllim, drejtori i Drejtorisë për Operacione në MFSK, gjeneral brigade Zymer Halimi, së bashku me shefin e Shtabit të Forcave Tokësore, kolonel Naim Haziri, pritën sot në takim pune zëvendës ambasadoren e Republikës së Gjermanisë në Prishtinë, znj. Christina Gehlsen e cila shoqërohej nga koloneli gjerman Michael Gierse, këshilltar në Departamentin e Logjistikës të MFSK-së.
Ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit Gjerman u bë në Brigadën e Mbështetjes Operacionale (BMO) të kazermës Adem Jashari në Prishtinë.
Falënderojmë shtetin gjerman për kontributin qe është duke e dhënë në vazhdimësi në fushën e logjistikës për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ne do vazhdojmë më trajnime të ndryshme, me qëllim të ngritjes dhe aftësimit të pjesëtarëve tanë. Të gjitha këto pajisje më se të nevojshme për ne, të dhuruara sot nga shteti Gjerman, do ti fusim në përdorim , tha Haziri me këtë rast.
E kënaqur nga realizimi i këtij donacioni u shpreh edhe zëvendës ambasadorja znj. Chrisitna Gehlsen e cila pos tjerash tha: ky donacion është vazhdimësi e donacionit të mëhershëm të automjeteve për Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe këto vegla do ju mundësojnë që automjetet të jenë sa më funksionale.