25 Dhjetor 2024

Gjermania dërgon autoblinda për largimin e barrikadave

Prishtinë, 18 shtator - Ministria gjermane e Mbrojtjes ka dërguar në Kosovë dy autoblinda, kurse në fillim të tetorit duhet të arrijnë edhe dy “topa uji”, shkruan të shtunën gazeta Frankfurter Algemaine Zeitung”, duke iu referuar burimeve në Ministrinë e Brendshme të Gjermanisë.
 
Gazeta pohon se automjetet e blinduara “Daks-pionir” forcat e KFOR-it në të ardhmen do të mund t’i “përdorin për heqjen e barrikadave që serbët po i vendosin nëpër rrugë në veriun e Kosovës”, transmeton Koha.net.

Sipas FAZ, autoblindat e të enjten kanë arritur në Novosellë të Vushtrrisë, ku është i vendosur kontingjenti gjerman, si dhe batalioni rezervë gjermano-austriak që ka arritur në Kosovë në muajin korrik.

Sipas pohimeve të gazetës gjermane, në fillim të tetorit në Kosovë duhet të sillen edhe dy “topa uji”.

“Kjo duhet t’i kontribuojë përmirësimit të aftësive për kontrollimin e masës së njerëzve të gatshëm për dhunë, përkatësisht për heqjen e barrikadave dhe për sigurimin e lëvizjes së lirë”, transmeton gazeta pohimet e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)