17 Maj 2024

Gjermania arreston kosovarin për trafikimin e njerëzve

Berlin, 23 dhjetor - Policia gjermane përmes një kontrolli të zhvilluar në austostradën A8 në vendin e quajtur Odelzhausen ka penguar trafikim të mundshëm me njerëz.

Autoritetet kanë gjetur në një makinë dy burra dhe dy gra të moshave 22-24 vjeç të cilët kishin me vete vetëm letërnjoftime të Republikës së Kosovës, mirëpo jo pasaporta apo leje qëndrimi. Sipas policisë, bëhej fjalë për qëndrim ilegal në shtetin gjerman, raporton Koha.net.

Shoferi kishte shtetësi gjermane. Bëhet fjalë për një 33-vjeçar shqiptar nga Kosova me banim në Pforzheim.

Pasagjerët sapo kishin ardhur në Gjermani dhe ata kanë kërkuar azil e janë dërguar në qendrën e azilit në Munchen. Kundër shoferit është ngritur aktakuzë për trafikim me qenie njerëzore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)